Si qyteti me më shumë banorë në Shqipëri, Tirana është edhe vendi i shumë ngjarjeve të çuditshme, ku protagonistë janë vetë qytetarët.
Një rast sa për të qeshur aq edhe për të qarë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku një qytetar nga Tirana ka dërguar një video tepër të pazakontë.
Nga pamjet e filmuara nga një kamera sigurie shihet një djalë i ri teksa qëndron buzë një troturari, i pa shqetësuar. E deri në këto momente situata duket tepër normale, por e pazakonta ndodh më pas.
Pikërisht në atë moment, kur askush nuk e priste, nga pallati pas krahëve të djalit bie një tenxhere me presion. Tenxherja ka rënë nga një lartësi e madhe pasi djali kthehet mbrapa i trembur dhe debaton me personin që e hodhi.
Ishte fati i mirë i të riut i cili ndodhej pak centimetra më tutje vendit ku tenxherja ra, pasi goditja mund ta kishte lënduar seriozisht atë.
Qytetari shkruan:
https://www.youtube.com/watch?v=heE2Ft4J0F8&fbclid=IwAR3H10a03FQhOSckPTntdiWBNUdEP_0G7nqpYoeR65NPMGrpbOmFAMmTDzk
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.