Sulmohet një çift teksa ishin në makinë me qëllim për t’i grabitur në afërsi te Varreve të Dëshmorëve në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një zonë periferike dhe të pandriçuar të Korçës.
Sipas të dhënave të para mësohet se makina me targë ‘AB 126 CF’ ka qenë e ndaluar, kur një person, i është afruar, ndërsa drejtuesi i mjetit ka vrapuar për t’u larguar, duke lajmëruar dhe policinë.
Në të njëjtën kohë është larguar edhe autori për të iu shmangur policisë. Kjo e fundit ka arritur në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.
Sakaq, në komisariat është shoqëruar çifti për të dhënë sqarime për ngjarjen në fjalë. Kjo është e disata herë që në të njëjtën zonë ndodhin grabitje apo vjedhje të dhunshme të automjeteve dhe personave që e frekuentojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.