×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndryshimet në qeveri? Rama: Nuk ka pakënaqësi

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 15:53

    A janë kushtëzuar ndryshimet në qeveri me ligjin për presidentin?


    Në daljen për median ku u prezantua platforma “Deputeti që duam” kryeministri Edi Rama u shpreh: “Nuk ka lidhje qeveria është në punë. Nëse doni të dini më shumë për punët e qeverisë, bujrum. Nuk ka pakënaqësi ndaj kabinetit”

    Rama bëri me faj gazetarët të cilët tha se ‘batutat i bëjnë për lajme”.

    “Fol për ekonominë, punën, taksën, ctë duash, po të rrëshqiti goja, ti japësh ndonjë ngjyrë më shumë bisedës ajo ngjyrë del. Kjo është pjesë e juaja dhe jo e imja. Nuk është faji im që ju merreni me batutat dhe harroni të tjerat.“

    Rama tha se programi elektoral “Shqipëria 2030” po punohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!