×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në gjunjë dhe me shqiponjë, Meta flet për fillimin e “Pranverës kuq e zi”

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 18:26

    I ulur në gjunjë dhe duke formuar me duar simbolin e shqiponjës, Ilir Meta është shfaqur përpara protestuesve të shumtë që janë mbledhur përpara Presidencës. 


    Meta ka zbritur shkallët e Presidencës dhe është ngjitur në podiumin e ngritur pak metra më tej, shkruan Fjala.al – transmeton Reporteri.net.

    Me Himnin Kombëtar është çelur zyrtarisht edhe protesta dhe i pari që ka mbajtur fjalimin e shkurtër ishte aktori Neritan Liçaj. Ai foli për fillimin e “pranverës kuq e zi”.

    Presidenti Ilir Meta, ka marrë fjalën në manifestimin e thirrur prej tij në mbrojtje të Kushtetutës. Meta u shpreh se ulet në gjunjë vetëm para popullit dhe flamurit kuq e zi dhe asnjë grupi puçist.

    Unë ushtari i parë i Republikës, presidenca i vetmi institucion legjitim. Ulem në gjunjë para popullit kuqezi“, tha ai.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!