×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në nderim të ish-presidentit Nishani, Shqipëria shpall 2 qershorin ditë zie

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 16:38

    Qeveria e Shqipërisë vendosi këtë të mërkurë të shpallë datën 2 qershor ditë zie kombëtare, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.

    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

    Ndërsa, ceremonia e homazheve do të zhvillohet nesër në Tiranë nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

    Bujar Nishani, i cili shërbeu si President i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Ai ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në qeveri, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.

    Pak ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

    I lindur në qytetin port të Durrësit, Nishani u diplomua në akademinë ushtarake dhe më pas u diplomua për drejtësi. Fillimisht dha leksione në akademinë ushtarake dhe më pas shërbeu në poste të larta në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë. Ai u zgjodh në parlament në vitin 2005.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!