Një pacient 65 vjeç i shtruar me Covid, prej dy ditësh në Sanatorium, i ka dhënë fund jetës duke kërcyer nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”
Pacienti ishte në gjendje të rëndë, por jo i intubuar.
Mësohet se viktima rreth 65 vjeç me iniciale M. H, i shtruar në spital rreth dy ditë më parë, pasi ishte diagnostikuar me coronavirus, është hedhur nga kati i katërt.
Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme pason atë të 13 gushtit ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Gjendja e rënduar fizike, por edhe psikologjike e ka bërë të shkojë drejt fundit fatal duke u hedhur nga kati i katërt i Shefqet Ndroqit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.