Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka konfirmuar se dhe shteti shqiptar është prekur nga “Murtaja Afrikane e Derrave”.
Sipas RTSh-së, ministria ka sqaruar se është konstatuar vatra në Ishull Lezhë , ku si pasojë e infektimit kanë ngordhur 15 krerë derra dhe pas konfirmimit janë groposur.
“Gjithashtu thuhet se ferma e cila është vënë menjëherë në mbikëqyrje veterinare ka qenë në zonën e survejancës 10 km me vatrën në malin e Rrencit. Po ashtu është kontrolluar 3-herë gjatë periudhës se karantinës në datat 27.11.2024 dhe në datat 02.12.2024 dhe 09.12.2024, nga ku është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore e kafshëve në fermë”.
“Nga ana e saj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat ligj-zbatuese është e angazhuar dhe ka deklaruar se janë marrë masat dhe është në gatishmëri të çdo rasti për menaxhimin në kohë dhe pa vonesë të kufizimit për përhapjen e sëmundjes”, thuhet në artikullin e RTSh-së.
Më tej, ministria ka urdhëruar ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.