Pandemia ndryshoi atmosferën e festave këtë vit. Tregjet nuk janë aq të populluara në krahasim më një vit më parë.
Tregtarët shprehen se gjatë kësaj periudhe pandemie ka patur më pak blerës të frutave, perimeve apo të gjelit të detit.
Tregtari: Jemi shumë dobët, janë larguar njerëzit nga sëmundja, nuk marrim më
Tregtari: Shumë keq, nuk e di a e ka fajin Edi Rama, a Erioni nuk e di. Që ka një rënie të tillë puna. Nuk ka lekë më.
Pavarësisht se çmimet e artikujve janë në të shumtën e rasteve të përballueshme fuqia blerëse është e paktë.
Por kur i krahasojnë me pagat apo pensionet, këto çmime duken të shtrenjta për blerësit.
Qytetarja: Të shtrenjta janë
Qytetarja: Në çdo vend të botës në festa cmimet ulen në Shqipëri ngrihen.
Qytetari: Çmimet shumë të larta me ekonominë që është zero këtu në Shqipëri.
Krishtlindjet dhe viti i ri janë në prag por duket se ky vit nuk do të jetë si ai që lamë pas, për shkak të pandemisë që rëndoi xhepat e të gjithë shqiptarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.