×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nëna e të plagosurit në Shkodër rrëfen konfliktin e djalit

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 21:01

    Nëna e të plagosurit në Shkodër rrëfen konfliktin e djalit.


    Mikel Fusha 22-vjeç u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ai u qëllua në këmbë pas një konflikti në një lokal në lagjen “Mark Lula” rreth orës 19:30.

    I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori Elvis Lekndreu është shpallur në kërkim. Blutë e Shkodrës theksojnë se vijon krehja e zonës për kapjen e tij. E ndërsa policia deklaroi se shkak ishte një konflikt i çastit, nëna e të plagosurit jep një tjetër version.

    Në lot, ajo rrëfeu se djali i saj, që punonte në lokalin ku ndodhi plagosja ishte konfliktuar me autorin para një jave. Po sipas saj, autori Elvis Lekndreu kishte thyer tavolinat në lokalin që punonte djali i saj, ndërsa sot ka shkuar me një grup shokësh duke u përplasur sërish për të përfunduar tek plumbat.

    E ëma e djalit ka tentuar që të futet në lokal për të mësuar si është plagosur i biri, por policia nuk e ka lejuar. Mbrëmë në qytetin e Shkodrës ndodhi një tjetër plagosur, dy vëllezër u qëlluan me armë zjarri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!