×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Neritan Ceka infektohet me Covid-19

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 23:47

    Një tjetër personazh i njohur i jetës politike është konfirmuar i infektuar me coronavirus. Së fundi është konfirmuar pozitiv me Covid ish-deputeti Neritan Ceka.


    Sipas informacioneve mësohet se Ceka ndodhet në shtëpi dhe po merr mjekimet e duhura në lidhje me Covid 19.

    Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

    Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 147 raste të reja dhe dy persona kishin humbur jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!