Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se ditën e nesërme mbërrijnë edhe 11,700 doza vaksine nga Pfizer.
Duke publikuar një video të vaksinimit të punonjësve të transportit publik, Manastirliu shkroi në Facebook se deri më tani janë kryer mbi 770 mijë vaksinime antiCOVID.
“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 7️⃣7️⃣0️⃣ MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike??
? Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid? #ShqipëriaBuzëqesh”, shkroi Manastriliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.