×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 15:27

    Nga nesër nis zyrtarisht fushata elektorale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve iu është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama, të gjitha partive politike në vend dhe OSBE-ODIHR.


    “Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor”, thekson KQZ.

    Në shkresë, KQZ iu drejtohet partive politike, duke iu thënë se e kanë të ndaluar të përdorin burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore, dhe duke i paralajmëruar se nëse nuk zbatojnë kërkesat e KQZ, do të përballen me gjoba.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!