Duke filluar nga dita e mërkurë, 11 nëntor, do të kufizohet lëvizja e njerëzve dhe automjeteve nga ora 22:00 -06:00.
Në të njëjtin orar do të mbyllen dhe baret dhe restorantet me përjashtim të shërbimit delivery.
Masat e reja u njoftuan nga Komitetit Teknik i Ekspertëve dhe do të jenë të vlefshme për tre javët e ardhshme.
“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë.
“Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”.
Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli tha se këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë.
Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.
“Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë. Është rritur dhe incidenca. Në kushtet kur akoma nuk ka një mjekim specifik për sëmundjen dhe mungon vaksina, mënyra më e mirë mbetet parandalimi. Masat janë të domosdoshme për të frenuar për përhapjen e virusit” tha ajo.