×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nga motrat Haklaj tek ish-punonjësi i SHIK, dëshmitarët që do të pyeten në gjyqin ndaj Izet Haxhisë

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 14:06

    Ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj Izet Haxhisë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.


    Mësohet se seanca po mbahet në gjykatën Penale të Tiranës. Prokuroria ka saktësuar adresat për disa nga dëshmitarët, për të cilët ka kërkuar qe të pyeten në gjyqin kundër Izet Haxhias.

    Gjykata e Tiranës ka vendosur që të thërrasë si dëshmitar në gjyqin për Izet Haxhinë ish-truprojën e Azem Hajdarit Zenel Neza, i cili ka mbetur dhe vetë i plágosur në átentatin ndaj Hajdarit.
    Në pyetje pritet që të merret dhe shtetasi Kujtim Hysaj, ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha, Gjykata shprehet se për të do të merret vendimi në një moment të dytë.

    Po ashtu në pyetje do të merret edhe Genc Hoti, ish-punonjës i SHIK, të cilit Haxhia pretendon se i ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur. Po ashtu në këtë proces janë pranuar si dëshmitarë Zylfie dhe Aishe Haklaj.

    Personat që do merren në pyetje: Genc Hoti, Mentor Daja, Ismet Jovani, Aishe dhe Zylfije Haklaj, Majlinda Popoviç, Muharrem Haklaj dhe Zenel Neza.

    Ndërkohë që Gjykata ka vendosur që të mos thërrasë si dëshmitar ish-kreun e SHIK Fatos Klosi.

    Fakti që Gjykata nuk ka pasur një vendim për ish-kryeministrin Berisha, ka bërë që të ketë një debat mes drejtuesit të trupës gjykuese Lazër Sallaku dhe avokatit të Haxhisë, Idajet Beqiri. Ky i fundit është shprehur se çështja është politizuar, dhe se Berisha duhet të ishte i pari që të thërritej në gjyq, pasi e ka parë të gjithë ngjarjen nga dritarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!