×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nga SHBA, nuse në Skrapar, amerikania 50-vjeçare u dashurua me një 35-vjeçar

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 7:08

    Për Donladin dhe amerikanen Christin, dashuria nuk njeh moshë.

    50-vjeçarja dhe 35-vjeçari pesë vite më parë u njohën rastësisht, në atë kohë Donaldi punonte si mësues ne një fshat të Skraparit, ndërsa Christin është administratore e një shkolle në Prishtinë. Pas takimit të parë nëna e tre fëmijëve Christin dhe Donaldin nuk u ndanë kurrë më. Tashmë ata janë një familje.

    Gazetarja: Çfarë të tërhoqi te Christin?

    Donaldi: Portreti i saj rrezaton mirësi dhe bukuri.

    Gazetarja: Christin cfarë pe për herë të parë tek Donaldi?

    Christin: Hera e parë që e pashë në Petrelë kuptova që ai dashuronte natyrën. Kishte shumë energji pozitive.

    Gazetarja: Ju jeni lidhur së bashku dy javë pasi jeni takuar për herë të parë, si e more këtë vendim kaq shpejt?

    Christin: Kur e di që një person është i mirë tërhiqesh pas tij. Kisha patur marrëdhënie, por doja të shikoja para dhe t’i jepja vetes një tjetër mundësi.

    Christin dhe Donaldi dashurinë e tyre e kurorëzuan pasi qendruan dy vjet të lidhur.

    Gazetarja: Christin kur mendove që Donaldi ishte i duhuri dhe vendose të martoheshe?

    Christin: Kur udhëtuam nëpër Europë, ka qenë sikur isha me shokun tim më të mirë.

    Gazetarja: Ti je nënë e tre fëmijëve, si e pritën ata Donaldin?

    Christin: Ata e dinin se si ishte Donaldi. Herën e parë që u takuam sëbashku me fëmijët, dy prej fëmijëve të mi i mori mbi shpinë. E pashë ndjeheshin shumë mirë me Donaldin. E kam parë që fëmijët e duan atë.

    Christin është 15 vite më e madhe se Donaldi, për të vitet e diferencës janë thjështë shifra që tregojnë asgjë për dashurinë ndërmjet dy personave. E vetmja vështirësi që kaloi ky cift ishte prezantimit i Christinës me familjen e Donaldit.

    Gazetarja: Donald ti je nga fshati Therepel i Skraparit, si ishte për ty t’i prezantoje Christinën familjes shoqërise, pasi në zonat rural histori të tilla paragjykohen?!

    Donaldi: Në rrethin tim miqësor nuk ka qenë e vështir pasi shumica kanë qenë mbështetës. Ndërsa familje në fillim e kishte problem pasi bashkëshortja ime është nënë e tre fëmijëve, por kur i fola për Christin se si është ajo dhe e kuptuan që asgjë nuk ishte fallco e panë që ne duheshim dhe kaq.

    Gazetarja: Kur e kuptova që Christin ishte femra jote ideale dhe vendosët të martoheshit bashkë?

    Donaldi: Çdo gjë rrodhi natyrshëm,, nuk e kuptuam fare këtë pjesën e afrimitetin dhe të krijimit të familjes.

    Gazetarja: Përse e do Christinën?

    Donaldi: Është inteligjente, grua e zonja, ka zemër shumë të mirë dhe mbi të gjitha një nënë e përkushtuar.

    Gazetarja: A njeh dashuria moshë?

    Donaldi: Kur përfshihesh në një histori të tillë nuk i llogarit vitet pasi ndjehesh mirë me personin që ke përkrah.

    Christin nga martesa e parë ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy djemtë e saj 19 dhe 15 vjeç dhe vajza 13-vjeçarë, Donaldin nuk e shohin si bashkëshortin e nënës, por si babain e tyre, pasi ai u fal përkushtimin maksimal tre fëmijëve.

    Gazetarja: Si i sheh fëmijët e Christinës?

    Donaldi: Pavarësisht që ata nuk janë fëmijët e mi biologjik, them që ata janë fëmijët e mi pasi kemi 5 vjet që jetojmë bashkë. Edhe më kanë pranuar si babain e tyre, duke qenë se unë kam qenë afër me ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!