×
  • Lajme
  • Shqipëria / Fotografi

    Nga shiu i Tiranës te drita e Evropës, Rama uron një të diel të paqtë me kujtimet e Samitit

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 9:59

    Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një fotoalbum nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur më 16 maj në Tiranë, ku morën pjesë liderë nga 47 vende të Evropës.

    Në një postim të shoqëruar me pamje nga pritja zyrtare, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën, ju uroj një të diel të paqtë.”

    Pavarësisht kushteve të motit, kreu i qeverisë priti personalisht liderët europianë nën shi për gati dy orë. Një nga momentet që tërhoqi vëmendje ishte gjesti simbolik i tij përpara kryeministres italiane Giorgia Meloni, ku Rama u ul në gjunjë, duke nënvizuar lidhjet e ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë.

    Në kuadër të samitit, në qendër të Tiranës u ngrit simbolikisht “Shtëpia e Europës”, një strukturë e ndërtuar me pjesëmarrjen e fëmijëve nga të gjitha qarqet e vendit, si një përpjekje për të përfshirë qytetarët në këtë ngjarje historike.

    Presidenti francez Emmanuel Macron qëndroi më gjatë në Shqipëri, dhe për nder të tij, kryeministri Rama organizoi një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave.

    Edi Rama e përshkroi këtë samit si “takimin më të madh në historinë tonë”, duke e konsideruar një moment kyç për të forcuar profilin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe për të promovuar imazhin e saj si një vend mikpritës dhe i angazhuar në çështjet evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!