×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nga Spanja në Angli me pasaporta false, arrestohet shqiptari dhe gruaja nga Irani

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 19:35

    Policia spanjolle ka arrestuar një shqiptar dhe një grua nga Irani pasi tentuan të udhëtonin me avion nga Malaga në Lindër duke përdorur dokumente të falsifikuara.


    Zyrtarët e Policisë Kombëtare pretendojnë se burri nga Shqipëria dhe gruaja nga Irani kanë përdorur pasaporta të rreme, një nga Greqia dhe një nga Bullgaria.

    Pas arrestimit të tyre në terminalin e aeroportit, policia kontrolloi bëri edhe kontrolle, ku dyshohet se gjeti një pasaportë shqiptare, duke zbuluar identitetin e vërtetë të personit.

    Të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve të drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!