×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarja e rëndë në Elbasan, kjo është efektivja e “Shqiponjave” që mbeti e plagosur, u gjend rastësisht në vendngjarje dhe ndërhyri

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 17:56

    Personi që shikoni në foto është Xhensila Sota, efektive e forcave “Shqiponja” në Elbasan, e cila mbeti e plagosur gjatë përplasjes me armë sot. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.


    Sota ishte duke kaluar rastësisht në vendin e ngjarjes, kur ka parë në rrugë një sherr dhe ka ndërhyrë, duke u plagosur.

    Mësohet se ajo ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Lala raportoi se edhe një tjetër zyrtar i lartë i policisë së Elbasani është gjendur në vendin e ngjarjes dhe gjithçka ka ndodhur në sy të tij, ndërsa nuk dihen arsyet se pse ka qenë aty.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!