×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarja makabre në Korçë, del ekspertiza: Nëna e futi fëmijën e gjallë në valixhe dhe vdiq

    Reporteri
    30 Maj 2022 | 18:24

    Pas ngjarjes kur një foshnje u gjet e pajetë, e futur në një valixhe në dollapin e shtëpisë në Korçë, kanë dalë rezultatet e ekspertizës.

    Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, për Top Channel, kanë bërë me dije se foshnja e gjetur në valixhe ka lindur e gjallë.

    Ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor.

    Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan, menjëherë pas zbulimit të ngjarjes, drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur e gjallë.

    Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin./Top Channel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!