Një ngjarje të rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare. Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, ai e dhunonte atë që të mos tregonte.
Vetë vajza e dhunuar ka treguar tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj.
Ajo sot është 18 vjeçe, në momentin e abuzimit të parë, ishte 15 vjeçe.
“Kam qenë vetëm 15 vjeçe. Jam njohur me një djalë kosovarë dhe në momentin që babai mori vesh këtë gjë, edhe pse ishte pa aprovimin e tij në momentin që kisha kuptuar se me kosovarin do bëhet diçka familajre, të fejoheshim me të, në momentin që babai mori vesh nuk ishte aspak dakord me këtë pjesë dhe pak ditë më vonë më thotë eja të dalim të presim flokët. Del më çon diku dhe më thotë do bësh me mua, njëjtë siç ke bërë me kosovarin ose do zgjedhsha jetën ose do bësh të njëjtën siç ke bërë me kosovarin”, ka deklaruar 18 vjeçarja për Top Channel, shkruan Reporteri.net.
E pyetur se ai kërkoi që të abuzonte seksualisht me të, ajo ka deklaruar “po patjetër, edhe pse pa dëshirën time”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.