Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të enjte gjatë një aksidenti në punë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një fabrikë parafabrikat në Kamëz rreth orës 14:50.
Shtetasi me iniciale B.M., dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Më datë 03.09.2020, rreth orës 14:50, në Kamëz, duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital” – njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.