Një polic shqiptar i identifikuar si Ervis Onuzi, i cili punon në Departamentin e Philadelfias në SHBA, është qëlluar me armë zjarri në bark e për pasojë ka përfunduar në spital. Sipas mediave të huaja, 28-vjeçari u plagos kur policia po shkëmbente zjarr me disa persona.
Oficerët gjetën dy gra, të moshës 42 dhe 57 vjeç, me plagë me armë zjarri në rrugët Arrott dhe Griscom, tha policia. Besohet se dy gratë u goditën nga plumbat si pasojë e shkëmbimit të zjarrit.
Nuk dihet ende arsyeja konkrete e ngjarjes së rëndë, ndërsa 28-vjeçari shqiptar, i cili prej 3 vitesh shërbente në SEPTA, ndodhet në Spitalin Universitar Temple nën kujdesin e mjekëve.
Policia tha më vonë se personi i armatosur, i cili nuk është identifikuar u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij me plagë të shkaktuar me armë zjarri të cilën sipas policisë e shkaktoi ai vetë, ndërsa një armë iu gjet pranë trupit të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.