Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Metush Luli”, në Tiranë rreth orës 13:15, ku një 18-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë së Shqipërisë:
Më datë 22.08.2020, rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.