×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë, treni godet 35 vjeçarin

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 16:53

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të martë në qytetin e Durrësit, ku një këmbësor është përplasur nga treni.


    Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, fare pranë urës së Dajlanit. 35 vjeçari, ende i paidentifikuar, ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

    Informacion paraprak i policisë:

    Më datë 30.07.2019, rreth orës 14:50, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas rreth 35 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.

    Ai u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!