×
  • Lajme
  • Shqipëria / Reshjet e borës

    Ngrica të forta në akset rrugore, temperaturat sot në Shqipëri

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 7:41

    Ditën e martë Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.

    Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash më pas, në orët e para të ditës e në vazhdim pritet mbizotërim i motit të kthjellët. Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin.

    Vlen për t’u theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore.

    Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdet e lugina fiton shpejtësi e bëhet hera-herës intensive 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    -në zonat malore -2 deri 6°C

    -në zonat e ulëta 2 deri 12°C

    -në zonat bregdetare 5 deri 13°C

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!