×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nis faza e dytë për ngritjen e FBI-së shqiptare, nga 650 kandidatura vetëm 60 do të përzgjidhen

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 8:21

    Plot 650 kandidatura, kanë shprehur interesin të ishin pjesë e FBI-së shqiptare.


    Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve është mbedhur dhe ka nisur faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve për hetues në Byron Kombëtare të Hetimit, e konsideruar ndryshe, FBI-ja shqiptare. Tre anëtarët e komisionit, prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe ish-drejtuesja e prokurorisë Elbasan, Enkelejda Millonai, kanë nisur fazën e dytë të kontrollit të të dhënave të kandidatëve.

    Ata kanë në duar listën me 650 kandidatura, të cilët shprehën interesin të ishin pjesë e FBI-së shqiptare dhe plotësuan të dhënat në BKH.AL.

    Të gjithë aplikantët që do të plotësojnë kriteret në fazën e aplikimit, do të kualifikohen për në fazën e testit të arsyetimit logjik. Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve po asiston dhe monitoron procesin, nga ku do të përzgjidhen 60 më të mirët.

    Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Aida Hajnaj, numri një i këtij institucioni.

    “Procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë process,”- ka deklaruar Hajnaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!