Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur këtë paradite fushata e vaksinimit të mjekëve, infermierëve dhe stafeve mbështetëse në Shkodër.
Në prani të kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dozën e parë e ka marrë drejtori i spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti.
Janë 1000 mjekë dhe infermierë në Shkodër që pritet të marrin vaksinën anti-Covid, ‘Pfizer’. Procesi i vaksinimit po zhvillohet në ambientet e godinës së klubit sportiv Vllaznia.
Më pas, pritet që procesi i vaksinimit të nisë në Shtëpinë e të Moshuarve të këtij qyteti.
Ndërkohë, ditën e djeshme mbërriti në Rinas një sasi prej 7.020 doza me vaksina anti-Covid të kompanisë ‘Pfizer’.
Prej thuajse një muaji, fushata e vaksinimit ka nisur fillimisht në Tiranë, ku të parët e kanë marrë mjekët, infermierët dhe punonjësit shëndetësorë të spitaleve Covid.
Fushata e vaksinimit, pritet të zgjerohet ditën e sotme edhe në qytetin e Vlorës, ku të parët që do ta administrojnë, do të jenë personeli shëndetësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.