×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nisin kontestimet, kandidati i LSI-së: Votat e mia janë grabitur, nuk do ta pranoj rezultatin

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 9:02

    Ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka bërë thirrje partive që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, mëngjesin e sotëm, kur nuk ka përfunduar ende procesi i numërimit, vjen edhe kontestimi i parë për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.


    Kandidati i LSI për këtë qark, Lefter Maliqi ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e votimit. Ai denoncon vjedhjen dhe manipulimin e votave. Sipas tij rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë.

    “Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit. Une, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë”.

    “Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë. Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies”, thekson Maliqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!