×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një 20-vjeçar vritet me armë zjarri në Shkodër

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 16:31

    Një i ri është gjetur pa shenja jetë këtë mesditë në Shkodër.

    Viktima është identifkuar si Pavlin Preka, rreth 20 vjeç. Paraprakisht, dyshohet se është vrarë me armë zjarri, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet nga xhaxhai i tij.

    Mësohet se Preka jetonte vetëm në banesën e tij në fshati Guci e Re, teksa prindërit ishin divorcuar.

    “Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër“, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!