×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një 30 vjeçare gjermane gjendet e pajetë në banesën e saj në Tiranë

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 8:24

    Një grua 30 vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj këtë të dielë në mbrëmje.


    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në Tiranë dhe viktima është një shtetase gjermane.

    Sipas njoftimit të policisë, në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune dhe mendohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Më datë 01.03.2020, rreth orës 21:21, në rrugën e “Elbasanit” në banesën e saj është gjetur e pa jetë një shtetase gjermane , rreth 30 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!