Bashkia Shkodër ka publikuar të dhëna nga monitorimi periodik në terren për situatën e krijuar nga përmbytjet në territorin e bashkisë.
Kështu, rezulton se sipërfaqja totale e përmbytur në bashki është 1,595 hektar. Në raport thuhet po ashtu vijon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta, ndërsa është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.
Bashkia Shkodër duke parë situatën që po përkeqësohet, njofton se ka bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga përmbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.
Informacioni i plotë:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.01.2021,ora 09.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 09.00, shënon kuotën 6.28 m.(Kuota max 6.30 m)
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 09.00,shënon 8.45 m.(Kuota max 8.70 m)
• Hidrometri i lumit Drin në orën 09.00,shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m)