×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një grua lind foshnjën në tualetin e Urgjencës në Tiranë

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 16:17

    Në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë gjatë së dielës, ku një grua, e cila shkoi për shkak të dhimbjeve të barkut, përfundoi duke lindur foshnjën e saj në tualet.

    Shoqata e Infermierëve e Shqipërisë ka njoftuar për rastin dhe ka shpjeguar gjithë rrjedhën.

    “E reja është paraqitur në Urgjencë me dhimbje të forta barku dhe pasi është pritur nga stafi i urgjencës nga ana e vajzës është kërkuar të shkojë në tualet. Sapo ka shkuar në tualet dhe për shkak të krizave që kishte, rezulton që ajo ishte shtatzënë dhe ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës së QSUT-së, ku pasi mori ndihmën e nevojshme u shoqërua në maternitet”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!