Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve, ku 1 person ka humbur jetën dhe 159 persona janë infektuar 24 orët e fundit.
Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve ka ndërruar jetë vetëm një person i infektuar me Covid-19, duke shënuar një ulje në viktima. Një 75-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk ia ka dalë dot mbanë që t’i mbijetojë koronavirusit, duke bërë që numri i viktimave në Shqipëri të shkojë në 389.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1084 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në:
Njoftimi i plotë:
Genta Qirjako
Instituti i Shëndetit Publik
Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1085 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :
87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë,
Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 75 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.