×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një vit nga infektimet e para me COVID-19 në Shqipëri, flet ministrja Manastirliu

    Reporteri
    09 Mars 2021 | 10:22

    Si sot një vit më parë, autoritetet shëndetësore raportuan zyrtarisht se në Shqipëri kishin mbërritur dy rastet e para me COVID-19.


    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook shkruan se megjithë vështirësitë mjekët nuk u dorëzuan kurrë në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.

    Manastirliu bën thirrje që ti ndihmojnë të gjithë së bashku, për të ulur vigjilencën dhe më durim e sakrificë të çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm, duke shtuar: “Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID”, shkruan Tch.

    Statusi i plotë:

    Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës

    Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.

    T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.

    Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!