×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Njofton Policia shqiptare: Personi ishte lyer me benzinë, u ndalua nga qytetarët të mos vetëdigjet

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 7:34

    Në mëngjesin e sotëm në sheshin ‘Skënderbej’, në Tiranë një person ka tentuar të vetëdigjet në ceremoninë e faljes së namazit së Fitër Bajramit nga besimtarët myslimanë.


    Policia e Tiranës ka dhënë informacionet e para në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes gjatë ceremonisë së faljes së besimtarëve myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’.

    “Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!