×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nuk ndalen tërmetet në Korçë, dy lëkundje në orët e para të mëngjesit

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 8:20

    Prej tre ditësh tërmetet në rajonin e Korçës nuk po ndalen. Edhe këtë mëngjes, disa tërmetë janë regjistruar, duke futur në panik qytetarët.


    Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy lëkundje janë regjistruar pak pas mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit.

    Konkretisht tërmeti i parë ra në orën 00:23 me magnidutë 2.4 ballë, 16 km nga Korça, ndërsa tërmeti i dytë u regjistrua në orën 03:06, me magnitudë 2.1 balla.

    Mësohet se banorët kanë lënë banesat duke dalë jashtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!