×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nuk respektohet distanca në urbanët e Tiranës, qytetarët të ngjitur me njëri-tjetrin

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 8:26

    Teksa nga autoritetet shëndetësore po kërkohet me forcë ruajtja e distancimit social nga qytetarët për të shmangur infektimin komunitar nga Covid-19, duket se kjo është e pamundur në urbanët e kryeqytetit.


    Kjo ishte situata mëngjesin e sotëm në një prej këtyre urbanëve. Siç mund ta shikoni asgjë nuk ka ndryshuar, udhëtarët janë ngjitur me njëri-tjetrin. I vetmi ndryshim është maska mbrojtëse që mbajnë.

    Ndërsa sapo i afrohesh qendrës së Tiranës, policia bashkiake kujtohet se duhet të ushtrojë kontrolle.

    Qytetarët ankohen dhe për vonesat e autobuzëve, madje dhe qëndrimin nëpër stacione me minuta të gjata.

    Kjo situatë është e njëjtë pothuajse në të gjitha linjat urbane ku mosrespektimi i orareve është një fenomen ku udhëtarët ndeshen cdo ditë.

    Apeli i qytetarëve shkon për shtim të masave dhe penalitete ndaj gjithë atyre që nuk rrespektojnë masat anti covid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!