×
  • Lajme
  • Shqipëria / Parlamentaret

    Numërimi i votave të diasporës, PS thellon diferencën

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 9:02

    Teksa janë numëruar rreth 38806 zarfe me votën e diasporës, Partia Socialiste ka krijuar një avantazh të ndjeshëm ndaj rivales së saj kryesore në garë që është Partia Demokratike.

    Sipas të dhënave nga KQZ në këtë moment të numërimit të votave nga jashtë, PS fituar mbështetjen e 55% të shqiptarëve të diasporës, PD 28% ndërsa Koalicioni Nisma Bashkë dhe Mundësia renditen respektivisht në vend të tretë dhe të katërt me 8.2 dhe 3% të preferenca.

    Vlen të kujtohet se nga diaspora janë dërguar në total rreth 195 mijë zarfe me fletë votimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!