×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nusja e gjuan vjehrrin me gurë

    Reporteri
    30 Prill 2022 | 11:59

    Një sherr në familjes me nuses dhe vjehrrit ka përfunduar në policinë e Elbasanit. Blutë bëjnë me dije se 36-vjeçarja ka goditur me sende të forta vjehrrin e saj 62-vjeçar pas një sherri mes tyre.

    Përplasjet fizike kanë qenë të vazhdueshme mes tyre prandaj edhe nusja ka patur urdhër mbrojtje, por kjo duket se nuk e ka penguar vjehrrin t’i afrohet.

    Pas sherrit në shtëpi ka mbërritur policia duke i shoqëruar të dy në komisariat dhe tashmë ata duhet të japin llogari për veprën penale “dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”

    “H. J., 36 vjeçe dhe K. J., 62 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi shtetasja H. J. e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj vjerrit të saj, shtetasit K. J., e ka goditur këtë të fundit me mjet të fortë (gurë), sepse ky shtetas i është afruar banesës së saj”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!