×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen mbi 200 persona

    Reporteri
    22 Janar 2024 | 9:42

    Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e të dielës në Shqipëri, operacion që ka vazhduar deri në orët e para të së hënës.

    Janë lëshuar mbi 300 urdhërarreste nga të cilët janë ekzekutuar mbi 200.

    Në qytetin e Korçës, në kuadër të këtij operacioni janë 10 të arrestuar ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë.

    Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”. Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit. Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar./Euronews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!