×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Opozita shqiptare në protestë, hidhet bojë drejt Kryeministrisë

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 20:04

    Nën koreografinë e të rinjve të forumit rinor të PD-së ka nisur këtë të dielë protesta e 7 kombëtare e mbledhur nga opozita.


    Mijëra qytetarë kanë vërshuar në bulevardin kryesor të Tiranës, ndërsa në ballë të godinës së kryeministrisë janë parë dhjetëra tullumbace me mbishkrimin “Rama ik”.

    Një flamur i madh i Shqipërisë është shpalosur po ashtu pranë qendrës së protestës në sheshin përballë kryeministrisë.

    Protestuesit kanë hedhur bojë drejt Kryeministrisë.

     

    Kujtojmë se kjo është e shtata protestë kombëtare e thirrur nga opozita që doli nga parlamenti duke djegur mandatet në fund të shkurtit me kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, partitë opozitare me në krye PD-në kërkojnë largimin e kryeministrit dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do e përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme që do i hapin vendit rrugën e integrimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!