×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Opozita shqiptare vendos: Protesta e radhës më 8 qershor

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 23:36

    Pas paralajmërimit të kreut të PD-së Lulzim Basha, se protesta e radhës do të jetë në dorë të popullit, ai ka zhvilluar një takim me kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë, kryetareve të bashkive dhe grupit parlamentar.


    Në përfundim të kësaj mbledhje u caktua edhe data e protestës së ardhshme.

    E shtuna e 8 qershorit, është data e caktuar për protestën e tetë kombëtare të opozitës së bashkuar.

    Në përmbyllje të protestës së 7, kreu i PD nga selia blu bëri thirrje për reagim nga ana e socialistëve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestës së ardhshme, raporton tch.

    “Është hera e fundit që drejtohem me fjalë dhe argumente, koha e fjalëve po mbaron, në protestën e radhës fjalën do ta ketë vetëm sovrani. E gjithë bota e di që ky është një pushtet i marrë nga dhuna e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë, harrojeni se do ta mbani pushtetin e dhunë, kthejani sovranit atë që i keni marrë, hapini rrugë zgjedhjeve të lira si e vetmja zgjidhje” u shpreh Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!