×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Organizonte baste online përmes celularit, arrestohet një 46-vjeçar

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 11:24

    Një 46-vjeçar u arrestua nga policia pasi organizonte lojëra fati përmes celularit në Poliçan.


    Policia vuri në pranga 46-vjeçarin me iniciale Sh.L. pasi është kapur në lokalin e tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.

    Në cilësinë e provës materiale, autoritetet sekuestruan një sasi parash dhe një celular.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!