×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Organizuan festa, gjobiten tre pronarë lokalesh në Shkodër

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 10:18

    Gjobiten me nga 1.000.000 lekë, pronarët e 3 lokaleve, në Shkodër.


    Sikurse njofton policia, ata kanë organizuar ceremoni festive dhe kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ

    Njoftimi i policisë:

    Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve, pasi kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 3 lokale në të cilat ishin organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

    Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve E. F. , M. Ç. dhe N. N. masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

    Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!