Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është gjobitur me 3 mijë lekë pasi nuk mbajti maskë në takimin me banorët e Kombinatit.
Por zyra për shtyp e LSI thotë se Kryemadhi nuk ka asnjë dijeni për gjobë nga Policia e Shtetit.
“Gjatë gjithe kohës që është zhvilluar aktiviteti në Kombinat nuk është paraqitur asnjë efektiv policie. Deri në momentin që do të njihemi me gjobën do të kemi një reagim”.
Vendimi i policisë është marrë vetëm një ditë pasi kryeministri deklaroi faljen për kryebashkiakun Veliaj dhe ndëshkim të atyre që vazhdojnë të mos mbajnë maskë
Por reagimi i Kryemadhit nuk ka munguar. Madje ajo i ka kujtuar dhe diplomën për të cilën ka përfunduar studimet.
Pas kësaj përballje Kryetarja e LSI nuk ka nguruar të vazhdojë të dalë pa maskë në takimet me banorët, ashtu siç ishte biseda me banorët e zonës së Kombinatit në Tiranë.
Por vetëm një ditë pas paralajmërimit të kryeministrit institucionet kanë reaguar. Për këtë veprim Monika Kryemadhi është gjobitur me 3 mijë lekë, ashtu si dhe ish-deputetja Floida Kërpaçi.
Sipas vendimit të qeverisë në rast të përsëritjes së shkeljes gjoba shkon në 5 mijë lekë. Vetëm në 24 orë të fundit policia ka vendosur 609 gjoba.