Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në spitalin “Shfeqet Ndroqi”. 65-vjeçari Hasan Mira i infektuar me CVOID-19 i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit.
Mësohet se 65-vjeçari nga Fullqeti i Klosit ishte vjehrri i deputetit, Gjetan Gjetani. Sipas informacioneve, i moshuari kishte dy ditë i shtruar në spital dhe ishte në gjendje të rëndë, po jo i intubuar.
Ai kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike, gjë e cila bëri që t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Ky është rasti i dytë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali. Në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.