×
  • Lajme
  • Shqipëria / Shqipëri

    Pamje nga aeroporti i NATO-s në Kuçovë, përurohet me 4 mars

    Reporteri
    25 Shkurt 2024 | 11:50

    Përurohet më 4 mars, kështu duket aeroporti i NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë

    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka publikuar në rrjetet sociale një video nga aeroporti i NATO në Kuçovë i cili pritet të përurohet më datë 4 mars.

    Në postimin e ministrit shkruhet mes të tjerash se kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës

    Postimi i plotë:

    Edhe pak ditë nga përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

    Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

    Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!