×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje të rënda: I riu komplet i zhveshur hidhet nga ura në Tiranë, thyen duar e këmbë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 14:01

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një i ri i zhveshur komplet, është hedhur nga një urë në zonën e Institutit.


    Sipas Policisë i riu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe është transportuar drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Dëshmitarët në vendngjarje thonë se i riu ka pasur thyerje në gjymtyrët e tij, ndërkohë që ndihma e parë i është dhënë nga vetë ata. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    “Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!