×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje të rënda nga momenti kur u nxjerrë nga gërmadhat trupi i 29 vjeçarit nga Kosova

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 16:44

    Të tjera pamje dramatike vijnë nga qyteti i Durrësit, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4, që goditi vendin në orën 03:54, ndërsa është konfirmuar një tjetër viktimë, duke e çuar në 17 numrin e personave të pajetë.


    “BalkanWeb” ka publikuar një video të tmerrshme nga Hotel Tropikal në Durrës, i cili është rrafshuar nga tërmeti.

    Siç shihet në video, duket vetëm dora e një prej viktimave të tërmetit.

    Një nga punonjësit e zjarrfikësve tha në një lidhje telefonike për “News24” se trupi i pajetë është nxjerrë nga rrënojat dhe i përket një 24-vjeçari nga Kosova.

    Ndërkohë, sipas zjarrfikësit, mendohet se nën rrënoja është edhe trupi i vëllait të viktimës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!