Për herë të dytë në protestë përpara sheshit ‘Skënderbej’ dhe sërish përplasje me policinë e shtetit.
Ky ka qenë bilanci i protestës së shoqërisë civile këtë të shtunë, e cila doli në tubim kundër vendimit të marrë nga qeveria për dhënien e tokës së Teatrit Kombëtar në duart e Bashkisë së Tiranës, e cila e ka shprehur tashmë prej kohësh qëllimin për prishjen e objektit dhe ndërtimin e një tjetër Teatri. Në protestë ka patur dhe disa momente tensioni, siç tregojnë pamjet e mëposhtme, teksa policia nuk është ‘kursyer’.
Pas shpërndarjes së protestuesve, policia ka shoqëruar në komisariat një numër të lartë të tyrin për shkak të kundërshtimit të urdhrit dhe uniformave blu.
Pamjet jane percjelle nga LSA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.